Protesta e banorëve të Astirit, ‘FNSH’ dhe ‘Shqiponja’ patrullojnë në zonë

424
Sigal

Ndërkohë që nga mimenti në moment pritet që të fillojë protesta e paralajmëruar e banorëve të “Astirit” të cilët refuzojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre pa u dësmhpërblyer në vlerë 100%, kanë filluar lëvizjet e policisë.

Raportohet se në zonë janë të pranishëm efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe njësisë “Shqiponja”.

Këto dy njesi të policisë po bëjnë patrullime në zonë, për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.
Ndërkohë kujtojmë se një natë më parë, banorët hoqën blloqet e betonit të vendosura nga kompania që do të zbarojë projektin, si dhe shemben murin rrethues tek rrethrrotullimi para atij të sheshit “shqiponja”, ku kompania ka filluar punimet.