Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, SHÇBA arreston policin e komisariatit 6

399
Arrestohet një efektiv policie për shpërdorim detyre.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm ka vënë në pranga punonjësin e Policisë Inspektor Enri Veseli, me detyrë trup shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 6 në Tiranë.
Sipas SHÇBA, “arrestimi i Veselit u krye pasi drejtoi mjetin me targë AA 552 EL në gjendje të dehur. Ai u ndalua nga patrullat e policisë “Shqiponja” në afërsi të sheshit “Karl Topia” në kryeqytet”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim.
Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës” .
Sigal