Tiranë, 63-vjeçarja vetëhidhet nga lartësia, dyshohet se vuante nga depresioni

248
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, një 63-vjeçare është hedhur nga lartësia, ndërsa ndodhet në spital.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vetëhedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.