Ditmir Bushati reagon ndaj kryeministrit: Angazhimi im politik nuk mbaron këtu

287
Sigal

Përplasje të forta në Kryesinë e PS-së, Majko kundër Ramës

Në Kryesinë e PS  Ditmir Bushati ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme është përplasur me mes kryeministrin Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura. Deri në ato çaste, Bushati do të jetë jashtë listave të PS, për shkak të kritikave dhe përplasjeve me Ramën, ai ka deklaruar se angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.  “Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, – mësohet se ka deklaruar Bushati. Kryeministri Rama ka deklaruar se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha të kontribuojë për PS. “Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, – ka thënë Rama.

Përpjasja

Përfundimisht, po bie edhe fasada e “mirëkuptimit” në kupolën e Rilindjes Socialiste. Mbrëmë, sipas burimeve, ministri Pandeli Majko ka kundërshtuar shumë kryetarin e Rilindjes dhe kryeministrin Rama, meqë Rama e ka renditur Majkon të 19-n në listën e PS për kandidatët për deputetë. Madje, të njëjtat burime bëjnë më dije, se Majko nuk ka pranuar që të bëhet pjesë e listës së PS-së, gjë që mund të ndodhë për herë të parë. Po kështu, edhe ish ministri Fatmir Xhafa ka shprehur pakënaqësi, pse është renditur i 23-ti në listë, që realisht, do të thotë, se do të mbetet jashtë parlamentit, edhe ky, për herë të parë.  I “djegur” duket se është edhe Alket Hyseni, pasi është renditur i 11-ti në Vlorë. Ndërkohë që Elisa Spiropali do të jetë e nënta në Tiranë.

Braktisja

Shumë deputetë socialistë, të cilët nuk janë përlyer me skandalet e Rilindjes, nuk pranuan që të bëheshin shtojcë e listës së Edi Ramës për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Sadi Vorpsi,  Musa Ulqini, u larguan përfundimisht  nga  Rilindja, si persona që nuk gëzonin besimin e  e sektit të Ramës.