Policia i kap “mat” teksa shkëmbenin drogën, arrestohet shqiptari në Itali

507
Gjatë një kontrolli në zonën Tibutino në kryeqytetin e Itaalisë, policia ka vënë në pranga një italian 47-vjeç dhe një shqiptar 34-vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të 3.4 kg kokainë.
Duke vënë në dukje qëndrimin e dyshimtë të italianit në makinën e tij, policia priti momentin e duhur. Kur pak momente më vonë arriti një makinë tjetër, nga bordi i saj doli një person me një qese në sup.
Në këtë moment italiani del nga makina e tij dhe me nje telekomandë lëviz sediljen për të nxjerrë dhe për t’ia dhënë shtetasit me kombësi shqiptare. Pasi i futi në qesen e tij 3 pakot shqiptari u largua, ku pak metra më tutje u kap nga agjentët italianë. Një tjetër patrullë po ashtu ndaloi dhe italianin
Të dy përfunduan në paraburgim në pritje të dënimit të tyre.
Sigal