FOTO/ Masakruan të shoqëruarin, dy policë nën hetim. Ja emrat

417
Dy efektivë policie në Korçë janë proceduar nga ana e SHÇBA-së për shkak se dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një 34-vjeçari.
SHÇBA, procedim për inspektorin e zonës Kosta Stojani dhe inspektorin e rendit Julian Dervishaj. SHÇBA ka marrë deklarimet e 34-vjeçarit Mariglen Muka, dhe disa efektivëve të Komisariatit të Korçës.
Muka deklaroi se u dhunua nga efektivi Dervishaj, në prezencë të kolegut Stojani, por ky i fundit as e ka goditur, as është përpjekur të ndërpresë aktin e dhunës.
34-vjeçari Mariglen Muka, prej te martës po trajtohet në repartin e kirurgjisë, per shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut.
Pavarësisht, procedimit të SHÇBA dhe referimit të materialeve në Prokurori, dy efektivët e policisë të përfshirë në akte dhune ndaj një qytetari, vijojnë të mbeten në detyrë.
Sigal