Si të aplikoni për punësim në Gjermani për vitin 2018, gjatë kohës që ndiqni studimet

2178
Dy e treta e studentëve që studiojnë në Gjermani punojnë që të financojnë studimet e tyre. Një punë sezonale është një mënyrë shumë efikase për të shtuar buxhetin tuaj dhe për të fituar përvojë. Për të punuar në Gjermani ju duhet të jeni së paku 15 vjeç. Megjithatë natyra e vendit të punës mund të jetë përcaktuese për moshën suaj.

Të gjeni një punë sezonale në Gjermani si student
Studentët e BE janë të njëjtë me studentët Gjerman sa i përket qasjes në tregun e punës. Gjatë pushimeve studentët janë të lirë të punojnë me orar të plotë për rreth 2-3 muaj. Gjatë kohës kur zhvillohen leksionet në universitete aplikohen rregulla të reja për studentët e vendeve jashtë BE. Ata lejohen të punojnë vetëm 20 orë në javë. Studentët që janë jashtë zonës së BE lejohen që të punojnë vetëm 240 ditë gjatë vitit. Sektori i Agrikulturës, shitja me pakicë, dhe sektori i furnizimit janë më të favorshëm si punë sezonale në Gjermani. Dërgoni aplikacione dhe kërkoni për vende pune në portale të ndryshme. Në këtë kontekst mund të kontaktoni Shërbimet e Vendosjes Ndërkombëtare (ZAV – Zentrale Auslands- und Fachvermittlung) e cila ndihmon kompanitë gjermane të rekrutojnë burime të huaja njerëzore. Për të gjetur vend pune kërkoni linkun https://www.jobsuma.de/studentenjobs ku do keni një sërë vendesh për të aplikuar për punë. Nëse po kërkoni të punësoheni në ndonjë vend tjetër si për shembull në Zvicër atëherë kërkoni për linkun http://www.ferienjob.ch/.

Të gjeni punë sezonale si jo-student
Parqet si Europapark janë alternativë e mirë për punë sezonale edhe, nëse nuk keni status të studentit. Sektori i furnizimit dhe i shitjes janë ndër sektorët me më shumë kërkesa, mirëpo kjo nuk vlen për personat nën moshën 18 vjeç. Zakonisht puna sezonale zhvillohet ndërmjet muajve Prill dhe Nëntor. Për shumicën e vendeve të punës sezonale individët duhet të përmbushin këto kritere bazë:

• Të jenë në mes të moshës 18-27 vjeç;
• Të kenë nivel të mirë të njohjes së gjuhës gjermane, së paku A1;
• Të jenë të gatshëm të qëndrojnë në Gjermani deri në 6 muaj;
• Paga në Gjermani

Paga në Gjermani për punë studentore sillet nga 8 deri në 10€ për orë. Mirëpo për punët sezonale për individët që nuk kanë status studenti mund të jenë më pak.

Aplikimi
Sigurohuni që të përktheni CV dhe letrën motivuese në Anglisht apo Gjermanisht. Mos harroni të përfshini një fotografi formale tuajën. Hulumtoni modelet e CV gjermane. Uebfaqja e Europass https://europass.cedefop.europa.eu/about ofron një mundësi që të përpiloni një CV në përputhje me prapavijën tuaj profesionale.
Sigal