Policia dhe Prokuroria detaje për operacionet: Janë lëshuar 44 urdhër arreste

462
Sigal

Në një deklaratë të përbashkët, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë dhënë detaje për operacionet e zhvilluara ditet e fundit në disa qytete të Shqipërisë.

“ Pas hetimeve për 2 vite, grupi kriminal vepronte në disa qytete në trafik droge, por edhe korrupsion në disa institucione. Ka të dhëna për disa grupe kriminale që kanë vepruar në Shqipëri, Gjermani, Holandë, Angli, Itali, etj.

Personat kryenin aktivitet kriminal në disa qytete të ndryshëm. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal kryenin dhe korrupsion në institucione të ndryshme. Janë lëshuar masa e arrestit për 44 personave dhe kontroll në banesat e tyre. Operacioni u shtri në 12 qytete nga Hasi në Sarandë. Janë goditur 4 grupe kriminale.

Gjykata ka pranuar kërkesën për 44 shtetas, për ti lënë në masën arrest me burg. Janë provuar 13 episode të trafikimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.”- thuhet ndër të tjera në deklaratë.