Vrasja në Ish-Bllok, Martinaj kërkon lirinë sot në Apel

423
Sigal

Gjykata e Apelit në Tiranë sot do të shqyrtojë kërkesën për liri të Ervis Martinajt. Pas ngjarjes së rëndë  të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë  “arrest me burg” për 30 ditë ndaj tij.

Vrasja që tronditi opinionin publik ndodhi në mbrëmjen e 4 tetorit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok.  Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Hato mbetën të plagosur.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.