Asnjë sëmundje shoqëruese, vdes nga Covid-19 i riu nga Korça: Ishte mirë pastaj u nis urgjent në Tiranë

331
Sigal

Ndërkohë, u raportua edhe për 4 të vdekur. Më i riu prej tyre është një 37 vjeçar nga Korça, i cili siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Mësohet se 37-vjeçari Lorent Kreka ishte konfirmuar pozitiv dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke vijuar me shenja të lehta.

Por, situata është rënduar menjëherë duke bërë që i riu të niset urgjentisht për në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Më herët, edhe prindërit e 37-vjeçarit kanë qenë pozitiv me koronavirus, por për fat të mirë pa pasoja.