Drejtuesit e korruptuar e autoritarë, sa të gjatë dhe të pasur janë?

275
Sigal

Ish-deputeti Kastriot Islami, një prej themeluesve të PS-së dhe për disa kohë një prej bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e një dite më parë nga Kryeministri.

Rama tha në “Opinion” se nuk ka hajdut 2 metra, duke iu referuar gjatësisë së tij. “Keni parë hajdut 2 metra ju”, tha Rama gjatë debatit me një panel gazetarësh, ndërsa drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i tha “xhepist 2 metra nuk ka”.

Batuta e Ramës prodhoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Por Kastriot Islami në një postim të tij ka renditur disa prej liderëve autoritarë dhe të korrptuar, që janë të gjatë dhe zotëronin pasuri miliarda euro.

“Liderat më autoritarë apo më saktë diktatorialë të planetit kanë qënë të gjatë… Por dhe pasuria e tyre vlerësohet shumë e madhe mbi disa miliarda dollarë… Mendohet që kjo pasuri kaq e madhe lidhet me drejtimin autoritarë e diktatorial të shteteve të drejtuar prej tyre dhe korrupsionin që ju ka mundësuar të vjedhin pasuritë e vendit e qytetarëve të tyre për të krijuar pasurinë e tyre të paligjshme…”, shkruan Islami.

Në vijim, ish-deputeti shkruan se Edi Rama është 201 cm i gjatë, dhe nga një dokument i rrjedhur nga zyra e OSBE në Tiranë në 2015, vlerësohet se pasuria e tij e paligjshme, para së të ulej në karriken e kryeministrit ka qënë 200 milion dollarë.

Nga Kastriot Islami

Rama i ndodhur mesa duket në një gjëndje të rëndë mendore (ky ishte perceptimi i shumicës së teleshikuesve) apo për shkak të substancave eksituese (kështu mendonte pjesa tjetër e teleshikuesve) deklaroi me një siguri prej të marri se “nuk ka hajdutë të gjatë”… Një deklaratë sa e cuditshme aq edhe e pabesueshme…

Si është e vërteta? Duket se nuk ka ndonjë studim solid për lidhjen mes gjatësisë dhe vesit të hajdutërisë…

Por ka të dhëna të mjaftueshme për të zbuluar marrëzinë e deklaratës së mbrëmshme të Ramës…

Liderat më autoritarë apo më saktë diktatorialë të planetit kanë qënë të gjatë… Por dhe pasuria e tyre vlerësohet shumë e madhe mbi disa miliarda dollarë… Mendohet që kjo pasuri kaq e madhe lidhet me drejtimin autoritarë e diktatorial të shteteve të drejtuar prej tyre dhe korrupsionin që ju ka mundësuar të vjedhin pasuritë e vendit e qytetarëve të tyre për të krijuar pasurinë e tyre të paligjshme…

Asnjë prej tyre nuk ka mundur ta gëzojë këtë pasuri të madhe e të paligjshme…

Ata janë futur në arkivat e historisë së diktatorë e hajdutë, por çuditërisht rezultojnë se kanë qënë edhe të gjatë… por kjo ndërlidhje s’është shkencore, por ndërkohë hedh poshtë deklaratën e tij se “hajdutët s’anë të gjatë”…

Edi Rama është 201 cm i gjatë! Por nga një dokument i rrjedhur nga zyra e OSBE në Tiranë në 2015, vlerësohet se pasuria e tij e paligjshme, para së të ulej në karriken e kryeministrit ka qënë 200 milion dollarë… Po ashtu në median ndërkombëtare thuhet se “Edi Rama është politikani më i pasur në Europë…”… (https://foreignpolicynews.org/2016/03/24/edi-rama-europes-wealthiest-controversial-politician/). Por s’është provuar lidhja e këtij vlerësimi për pasurinë e tij të paligjshme me gjatësinë e tij prej 201cm por as e kundërta???!!!

Përfundimi: Mos u merrni fare me marrëzitë e tij… Braktiseni masivisht… !