Petrit Nikolli u vra për gjakmarrje në Rimini të Italisë

468
Sigal

45 vjeçari shqiptar që u ekzekutua me plumb në qafë në Itali quhej Petrit Nikolli. Ishte me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Rimini, të Italisë. Ai është qëlluar me pistoletë rreth orës 23.00 të një 25 majit 2016, në Lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri Spiaggia” . Mediat lokale një shqiptar tjetër iu afrua duke i folur. Fillimisht pati një debat me fjalë, më pas autori ka nxjerrë pistoletën, gjysmë automatik, duke e qëlluar për vdekje. Pak orë më pas, janë arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar të krimit. Hetimet paraprake informojnë se vrasja është kryer për gjakmarrje. Petrit Nikolli ishte baba i 3 fëmijëve, më i madhi 15 vjeç, dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.