Avokatja kërkon rikthimin në detyrë të ish-guvernatorit Fullani

556
Avokatja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore rikthimin e tij në detyrë deri në përfundim të mandatit. Kjo pasi sipas avokates Erinda Ballanca, shkarkimi i tij është bërë në shkelje të ligjit. Sa i përket dëmshpërblimit, Ballanca ka kërkuar që të merret parasysh paga bruto që Fullani ka mbajtur në detyrën si ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar Fullanit është 15 milionë lekë të reja, sipas avokates. Po ashtu, avokatja e Fullanit ka kërkuar që gjyjata të vendos të publikohet në media vendimi për riintegrimin e Fullanit siç publikuan kur e shkarkuan apo arrestuan. Ndërsa shpenzimet gjyqësore, sipas Ballancës duhet t’i paguajë Banka dhe Parlamenti.
Sigal