Plagosja e 31-vjeçarit në Patos, pesë të rinj tentuan ta rrëmbejnë me forcë dhe e qëlluan me armë zjarri

300
Sigal

Policia e Fierit zbardh ngjarjen e ndodhur tri ditë më parë në Patos, ku mbeti i plāgosur me ārmë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç.

Uniformat blu arrestojnë njërin prej autorëve dhe shpallin në kërkim katër të tjerë, të cilët sipas policisë, e kanë rrëmbyer me forcë 31-vjeçarin dhe më pas e kanë qëlluar me ārmë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krīmeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe i punës hetimore intensive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e një prej autorëve dhe shpalljen në kërkim të katër autorëve të tjerë.

Konkretisht u arrestua shtetasi:

Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.

Këta shtetas, në datën 17.08.2020, rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me ārmë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plāgosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrāsja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “ārmëmbajtja pa leje”.