Drogë, kallashnikov dhe 900 fishekë, detaje nga arrestimi i 54 vjeçarit në Lazarat

714
Sigal

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Sopoti”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Sh. B., 54 vjeç në lagjen “Përroi Selime”, Lazarat.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 ārmë zjarri kāllashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cānnabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore).

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Sekuestrohen ārmë, municione dhe lëndë narkotike.

Vihet në pranga autori.

Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve dhe ārmëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen “Përroi Selime”, Lazarat, një shtetas dispononte ārmë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sopoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kāllashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cānnabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ārmëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.