Celibashi: Rezultatet mund të dalin për 48 orë. Partitë t’i lënë lojërat e komisionerëve “të sëmurë e të lodhur”

212
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi u shpreh optimist se rezultati i votimit për subjektet zgjedhore mund të dalë brenda 48 orëve nga nisja e numërimit të fletëve të votimit.

Besoj se po, ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ mbi mënyrën si anëtarët e grupeve të numërimit po zhvillonë procesin, janë sporadike por duhet të kenë vëmendjen e lidershipit përkatëse”, u shpreh ai.

Celibashi tërhoqi vëmendjen e partive politike që kanë komisionerët e tyre në qendrat e numërimit, që të kenë gati grupet rezervë në rastet kur komisionerët lodhen dhe duan të bëjnë pushim.

Rastet kur numërusi thotë u lodha do bëj pushim, oartitë duhet të ketë marrë masat që të ketë gati numëruesit e tjerë në rast. Por historitë dhe skenat me komisionerë të lodhur unë them se duhet të marrë fund”.