Ja kush është gruaja mafioze që urdhëroi vrasjen dhe murosjen e shqiptarit…

700
Sigal

Imazhet që ka publikuar në rrjetet sociale japin portretin e një gruaje që është kuruar gjithmonë. Në kozmetikë, në veshje, në zgjedhjen e bizhuterive dhe aksesorëve.

Carmela Sciaçhitano, e lindur në vitin 1955, duket një grua e qeshur, që gëzon një jetë të rehatshme, dhe vështirë të imagjinohet në rolin kryesor të vrasjes brutale të një ish-të dashuri, i cili u torturua deri në vdekje dhe më pas u muros për të fshehur çdo gjurmë.

Vrasja mendohet se është kryer pasi ai kishte “guxuar” t’a linte të dashurën e tij për një tjetër, por edhe ndoshta, sepse ai kishte grabitur disa objekteve të çmuara.

Megjithatë, kjo është akuza që iu drejtua asaj, pasi karabinierët e ndaluan në aeroportin e Gjenovës me biletën në dorë, në një udhëtim drejt Brazilit.

Për vrasjen e shqiptarit 47 vjeç, i rezultuar i zhdukur prej 2013, trupi i të cilit u gjet i murosur në 2019, ka tetë persona nën hetim, pesë prej të cilave ndodhen nën arrest.

Viktima është identifikuar si Astrit Lamaj, krim i kryer në provincën e Monza.

Skeleti i Astrit Lamaj, u gjet i murosur në një vilë luksoze, e cila i ishte nënshtruar rikonstruksionit më 15 janar 2019. Vila ndodhej në zonën e njohur Senago, pranë Milanos.

Lamaj, emigrant shqiptar, i lindur në vitin 1971, rezultonte i zhdukur prej 2013, kohë kur vëllai i tij denoncoi zhdukjen në një stacion policie.

Hetimet nxorën në pah lidhjen e shqiptarit me Carmela Sciaçhitano, e cila ishte16 vjeç më e madhe se ai. Gruaja ka jetuar në kryeqytetin Ligurian për dekada, por është siciliane. Mes saj dhe Astritit, marrëdhënia zgjati rreth një vit.

Carmela Sciaçhitano me origjinë nga qyteza Riesi në provincën e Caltanisettas, të Sicilisë, për ekzekutimin e këtij krimi kishte kërkuar ndihmën e klanit mafioz të Riesit.

Aty pajtoi edhe ata që do të bënin ekzekutimin e shqiptarit. Gjithcka ishte planifikuar, Astrit Lamaj u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie droge. Por, sapo erdhi, ai u rrethua nga disa njerëz, u rrah, e mbytën dhe me pas për të humbur gjurmët e murosën në murin e vilës, e cila ishte në rikonstruksion e sipër.

Prokuroria thotë se autorët e vrasjes janë të lidhura me qarqet mafioze, në Brianza, që kanë lidhje të ngushtë, edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejtë me Cosa Nostra.