ZV/ministri i  Jashtëm grek, Nikolaos Chountis: Qeveria jonë do të forcojë lidhjet tona, marrëdhëniet e mira që kemi, me Shqipër

498
Sigal

Dje u festua në Tiranë 23 vjetori i Partisë të Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, ku për herë të parë ishte e pranishme gjithë klasa politike

Dje në mbrëmje u festua në Tiranë 23 vjetori i themelimit të partisë të minoritetit grek në Shqipëri, PBDNJ-it. Në këtë festë morën pjesë të gjitha grupimet politike të minoritetit grek, pavarësisht nga ndasitë politike të çastit që kanë midis tyre. Për herë të parë, morën pjesë deputetë nga të gjitha kahët politikë, edhe të PS-së, ku mids tyre ishin Majko, Dade, Leskaj, por edhe të PD-së, sikurse Aldo Bumçi, Edi Paloka. Mori pjesë edhe kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir Meta, deputeti i LSI-së, Tavo dhe zvministrja Nora Malaj, si edhe Avokati i Popullit Igli Totozani. I pranishëm në këtë festë ishte edhe Zëvendësministri i Jashtëm për Çështje Europiane i Greqisë, Nikolaos Chountis, ambasadori grek në Tiranë, Leonishas Rokanas dhe titullarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë.  Fjalën e rastit e mbajti kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Gazeta Telegraf mori intervista ekskluzive nga Zëvendësministri i Jashtëm për Çështje Europiane i Greqisë, Nikolaos Chountis, nga ambasadori grek në Tiranë, Leonidhas Rokanas.

Zëvendësministri i Jashtëm për Çështje Europiane i Greqisë, Nikolaos Chountis: “Minoriteti grek në Shqipëri është një urë miqësie për të dy popujt tanë”

– Zoti ministër Chontis, mirëmbrëma. Jemi nga gazeta e përditshsme shqiptare “Telegraf”. Mund të na thoni, ju lutem, dy fjalë për 23 vjetorin e PBDNJ-shit, që siç e shikoni, festohet nga e gjithë klasa politike shqiptare bashkarisht?

– Uroj nga thellësia e shpirtit për shumë vjet, partisë të mbrojtes të së Drejtave të Njeriut, Dëshiroj, që të kultivohet uniteti midis minoritetit grek në Shqipëri, dhe të dini, që qeveria e re greke, do t’u qëndrojë gjithnjë pranë, në mbështetje  dhe do të përpiqet dhe do të  luftojë, në kuadrin e Bashkimit Europian, për më tepër konsolidimin e të drejtave të të drejtave të minoriteteve. Në këto përpjekje, do të jemi bashkë, dhe dua tju them që të njëjtën dëshirë gjeta edhe nga ana e qeverisë shqiptare, në vizitën time, këtu në Tiranë, në diskutimet që pata, sot. Në çdo rast, minoriteti grek në Shqipëri është një urë miqësie për të dy popujt tanë dhe ne duam që lidhjet e miqësisë Shqipëri-Greqi të forcohen dhe në këtë frymë, vendi ynë (Greqia) solidarizohet dhe mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Europian dhe progresin e saj. Uroj, që shumë shpejt, që në një festë të tillë, shumë shpejt, e përsërit, na shkëmbejmë të tjera urime, më të avancuara, për një mjedis  marrëdhënieje më të mirë, në një Europë më të mirë.

– A mund të pohojmë që qeveria e re greke, e SYRIZA-s, do të ndërtojë marrëdhënie mbi një bazë të re midis Shqipërisë dhe Greqisë?

– Qeveria jonë do të forcojë lidhjet tona, marrëdhëniet e mira që kemi, me Shqipërinë. Këto marrëdhënie e lidhje midis nesh, do t’i bëjë edhe më të mira, sepse kjo duhet të jetë filozofia e çdo qeverie. Marrëdhëniet tona janë të mira, kanë filluat disa gjëra, mundet të trajtohen, dhe, njëkohësisht, ne, atë që duam të themi, është që qeveria e re SYRIZA, nuk përpiqet dhe lufton vetëm për një të ardhme më të mirë të Greqisë, por lufton për një të ardhme më të mirë të të gjithë Europës. Dhe me këtë konceptim politik, edhe për një të ardhme më të mirë të popullit shqiptardhe të të gjithë popujve të Ballkanit.

Faleminderit shumë, zoti ministër!

– Edhe unë ju falenderoj! Të jeni mirë!

Zëvendësministri i Jashtëm për Çështje Europiane i Greqisë, Nikolaos Chountis uroj Avokatin e Popullit, Igli Totozani: Ju njoh, ju uroj për përpjekjet tuaja humane

Zëvendësministri i Jashtëm për Çështje Europiane i Greqisë, Nikolaos Chountis, edhe pse ishte hera e parë që vizitonte Shqipërinë, dhe takon për herë të parë personalitetet shqiptare, sa u takua me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, me përzemërsi dhe me një ton miqësor i thotë: Unë ju njoh shumë mirë juve, personalisht, që kur kam qënë eurodeputet, në Komisionin e Mbrojtjes të së Drejtave në Parlamentin Europian. Dhe më tej, Zëvendësministri i Jashtëm për Çështje Europiane i Greqisë, Nikolaos Chountis shton në bisedën me Avokatin e Popullit Igli Totozani: “Ju kam mbështetur në përpjekjet tuaja, edhe në integrimin tuaj në Bashkimin Europian, I kam të gjitha të dhënat e përpjekjeve tuaja dhe ndaj shpreh fjalët më të mira për ju, personalisht. Dhe ta dini, unë fjalët e mira nuk i them, kështu kot, por sepse jeni simpatik në punën tuaj Dhe ndodhem në pozitë të gëzueshme, që unë tju mbështet në punë tuaj fisnike”.

Ambasadori i Greqisë, Leonidhas Rokananë  në Tiranë prononcohet eksluzivisht për gazetën “Telegraf”: Do të përpiqemi sa të mundemi, për mirëkuptimin e ndërsjellëtë, për miqësinë dhe bashkëpunimin e dy popujve tanë miq

Gëzohem shumë që jemi në festën e 23-të të PBDNJ—it.  Mendoj që bëjnë një punë shumë të mirë në mbrojtje të të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri, si edhe në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, në përgjithësi. Dhe, për këtë, edhe ne, nga ana jonë, do të përpiqemi sa të mundemi, për mirëkuptimin e ndërsjellëtë, për miqësinë dhe bashkëpunimin e dy popujve tanë miq dhe kryesisht, për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kjo është endrra jonë e madhe, kjo është strategjia jonë politiko-diplomatike. Kjo është ajo që ia vlen që të përpiqemi dhe të luftojmë të gjitha bashkë, dhe natyrisht, edhe ju, edhe ne. Këtë desha të uroj sot, në këtë festë tonën të përbashkët. Ju uroj që të jeni të gjithë mirë.

Sekretari i Ambasadës greke në Tiranë, Kostandinos Piperigos, ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”:  Na keni kritikuar, por jeni parimorë

Jam i gëzuar që ndodhem me ju në këtë festë të PBDNJ-sit. Natyrisht, gazeta juaj ka bërë edhe kritika ndaj nesh, por gjithmonë brenda normave demokratike dhe kritikat tuaja kanë qenë parimore, ndaj ju urojmë që të vazhdoni punën tuaj fisnike.

Jani B. GJOÇA