Përplasen shtatë makina luksoze te ish-Kompleksi ‘Dinamo’, ja çfarë ndodhi

733
Sigal

Shtatë makina janë përfshirë këtë mbrëmje në një aksident masiv pranë ish-Kompleksit ‘Dinamo’ në Tiranë.

Në aksident siç shikohet edhe nga fotot janë përfshirë 3 automjete luksoze tip  ‘Audi’ ndërsa njëra prej tyre është një mjet tip ‘BMW’

Nga aksidenti thuhet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa vlera e dëmit llogaritet në mijëra euro.

Shkak për këtë aksident thuhet se është bërë një drejtues mjeti, ndërsa priten të dalin edhe rezultatet e testit të alkoolit.

Nga sa mësohet nga dinamika e aksidentit, ndërsa mjeti tip “Audi” ngjyrë  e bardhë me targë ‘AA 855 US’ po dilte nga lokali ku ishte parkuar, një tjetër makinë  tip “Audi” ngjyrë gri ka ardhur nga pas me shpejtësi të lartë duke u përplasur me “Audin” e bardhë.

Në tentativë për të shmangur përplasjen, makina ka devijuar  duke përplasur makinat e tjera të cilat ishin të parkuara në krah të rrugës njëra prej tyre tip “BMW”, një “Toyota” dhe “Benz”.