Mbrojtësi shqiptar siguron ngjitjen në elitën e futbollit francez

768
Sigal

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, ka festuar sot rikthimin në elitën e futbollit francez me skuadrën e Metzit, që siguroi zyrtarisht ngjitjen në një përballje dramatike ndaj Red Star, që u fitua nga Metz me rezultatin 1-2 falë golit në minutat e fundit të Nguete.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, skuadra e Balliut udhëheq kampionatin me 75 pikë, ndërkohë që diferenca nga vendi i tretë është plot 11 pikë.

Balliu ishte një nga më të mirët në fushë në përballjen e sotme, teksa në minutën e 82-të, mori dhe shiritin e kapitenit, pas zëvendësimit të Kohade, i cili është dhe kapiteni i parë i skuadrës.