Përleshje me armë në Tiranë, kush janë autori dhe i plagosuri

444
Sigal

Një përplasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Grecë të Pezës në Tiranë.

Nga kjo përplasje një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

Personi i plagosur është identifikuar si Enver Karaj, ndërkohë që policia nuk jep ende detaje lidhur mbi ngjarjen.

Ndërsa është arrestuar autori i ngjarjes Flamur Karaj.

Deri më tani mësohet se autori i plagosjes, Flamur Karaj, është me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.