E RËNDË/ Ishte infektuar nga koronavirusi, humb jetën gruaja shtatzënë në Gjakovë

296
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Gjakovë, pasi mësohet se një grua shtatzënë ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas mediave në Kosovës, e reja ka humbur jetën mëngjesin e sotëm dhe lajmi është bërë i ditur drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

Pacientja gjendej në Klinikën Infektive të QKUK-së për disa ditë në mjekimin intensiv.

“Sot kemi marrë një informacion se një paciente e jona nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ajo sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, tha Kolaj.

Numri total i të infektuarve me koronavirus aktualisht është 598, ndërsa i të shëruarve 123.

Qeveria ndërkohë ka marrë një sërë masash shtrënguese dhe shumë qytete janë në karantinë.