Operacion anti-drogë në Greqi, shkatërrohet banda, 4 shqiptarë në pranga. Kush ishte kapoja

606
Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria. Tetë persona janë arrestuar gjatë operacionit, 4 shqiptarë dhe 4 grekë të moshave nga 22 deri në 33 vjeç, mes të cilëve edhe drejtuesit e grupit. Sipas raportimeve të mediave greke, këta persona kanë krijuar grupin kriminal prej fillimit të vitit 2017.
Kapoja ose kreu i grupit është një shqiptar 27-vjeçar, ndërsa zëvendësit e tij po shqiptarë të moshave 30 dhe 31 vjeç.
Mësohet se gjatë kontrollit në 7 banesa u sekuestruan 105 kg e 110 gram marijuanë, 12 mijë e 302 euro, 500 lekë, 4 peshore elektronike, 26 celularë, 3 makina, 3 motorë, 1 pistoletë dhe 1 thikë.
27-vjeçari shqiptar i cilësuar si kreu i grupit, ka rezultuar i shpallur në kërkim në Greqi, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.
Sigal