Dopingu ka qenë kryefjala në peshëngritje ditët e fundit në vendin tonë. Falë këtyre stimuluesve Erkand Qerimaj arriti të fitonte medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes në Botërorin e Anheim pasi vendi i tretë doli pozitiv në testin antidoping .
Sportisti shqiptar që u rendit në Botëror vendin e 4 në shkëputje dhe vendin e 9 në shtytje, ne peshën deri në 77 kg, i ftuar në ‘ëake up’ ka treguar se në Shqipëri mungojnë dhe doktorët të cilët bëjnë testet.
“Ka shumë sportistë që nuk janë paraqitur në kontrollet e befasishme antidoping. Por më e keqja është se ne nuk kemi doktor, pasi ai do të na kontrollonte çfarë kemi dhe çfarë na mungon… Për të mos folur pastaj për kushtet e tjera”, tha Erkand Qerimaj.