Derbi i Turqisë, Gallatasaraj-Fenerbahce është një nga ndeshjet më të zjarrta në botë për shkak të rivalitetit të ashpër që këto dy ekipe kanë me njëri-tjetrin.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme u mbyll në barazim 2-2, por ojtarët e të dy skuadrave, janë përfshirë të gjithë në një përleshje masive në momentin që arbitri sinjalizoi mbylljen e takimit.
Shumë prej lojtarëve të Gallatasarait e kishin inatin me Xhailson dhe të gjithë nisën ta ndiqnin me vrap, por ai ia doli që të futej në tunelin e stadiumit.
Pamjet kanë nisur të bëjnë xhiron e internetit.





















