Sigal

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya, është në pritje të ëmbël.

Mësohet se këngëtarja e dashur për publikun shqiptar është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa ajo ia ka dalë të mbajë për muaj me radhë sekretin.

Ky fakt u bë i ditur nga prezantuesja e “Inlife”, e cila pohoi se Maya është shtatzënë dhe se pret djalë.

Kujtojmë se Maya është e martuar prej disa vitesh me Benin, i cili është me profesion arkitekt.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë çiftin për bebin që pritet të vijë së shpejti në jetë.