Ngjarje tragjike në Itali, i riu shqiptari përplaset për vdekje

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në Itali.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se bëhet fjalë për një 21-vjeçar, i cili ka humbur jetën në rrugën “Marengo a Goito”, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se shqiptari po shkonte në punë, ku ka humbur drejtimin e makinës, duke u rrokullisur disa herë.

Sigal

Deri tani nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.