Aksidenti në Kukës, 6 të vdekur, 7 të plagosur

500
Sigal

Përgjaken rrugët, dy aksidente tragjike në Kukës dhe Sarandë, 11 të vdekur

  Kukës, 06: 30. Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të së shtunës në aksin Kukës-Shishtavec. Një furgon i linjës me 13 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë prej më tepër se 100 metra. Nga ngjarja, 6 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Ura e Topojanit”. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy helikopterë, të cilët transportuan të plagosurit drejt Tiranës.

 Aksidenti në Sarandë, 5 të vdekur

 Sarandë, 15:15. Pesë persona kanë humbur jetën, pasditen e së shtunës në Sarandë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:15 në vendin e quajtur ura e Bogazit, në aksin rrugor Sarandë-Konispol, ku dy automjete janë përplasur për shkaqe ende të panjohura. Njëri prej viktimave është edhe ish-valltari i njohur i Konispolit, Taip Madani. Po ashtu në aksident kanë humbur jetën at e bir, Kristaq dhe Petro Meçe, si dhe vëllezërit Fejzo dhe Krenar Sulo.