Nga lulishte në parking me pagesë – banorët e Mine Pezës denoncojnë shkatërrimin e hapësirave publike

12
Sigal

Një hapësirë e gjelbër publike në rrugën Mine Peza, me stola dhe ambiente pushimi për banorët, është kthyer papritur në parking me pagesë, pasi aty ka ndërhyrë një fadromë pa asnjë paralajmërim.

Denoncimi vjen nga qytetarë të zonës, të cilët thonë se nuk është rasti i vetëm: të njëjtën fat po pësojnë edhe disa sheshe përpara pallateve në rrugën Haxhi Hysen Dalliu, në lagjen Brrakë.

Në vend të parqeve për fëmijë dhe hapësirave komunitare, po ndërtohen parkingje private deri tek hyrja e banesave.

Denoncimi: Një lulishte e gjithë banorëve, me parqe e stola, i fut tjetri fadromën dhe e kthen në parking me pagesë. Kjo ndodh në rrugën Mine Peza, sapo kalon Prokurorinë e Tiranës.

Janë edhe 5 raste të ngjashme në rrugën Haxhi Hysen Dalliu, në Brrakë, ku sheshet para pallateve që duhet të jenë vende lojërash për fëmijë, janë kthyer në parkingje me pagesë deri tek hyrja e pallatit.

As në Kabul nuk ndodh ajo që ndodh në këtë zonë afër qendrës së Tiranës./stoprtvklan