Vra.sja në Laknas, policia jep njoftimin: Një 70-vjeçar vrau me armë zjarri një 55-vjeçar dhe plagosi një tjetër (EMRAT)

23
Sigal

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak momentesh në Laknas në afërsi të kryeqytetit, në rrugën “Fatos Shtupi”. Policia bën me dije se një 70-vjeçar i quajtur Maliq Marku ka qëlluar për vdekje 55-vjeçarin Shefqet Hasa, si dhe ka plagosur Besim Keçan 50 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekve. Sakaq autori 70-vjeçar është arrestuar, si dhe i është sekuestruar arma e krimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e vrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.