Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku te QSUT-ja ka ndërruar jetë nëna e re, e cila dy ditë më parë humbi foshnjën në bark.
E reja ka humbur jetën dje ne orën 7 të mëngjesit. Fillimisht ajo ka qenë në maternitetin Mbreteresha Geraldinë, por pas komplikacioneve është dërguar në QSUT.
Shtetasja B.Deliu ka humbur foshnjën në bark të shtunën dhe me pas kanë nisur komplikacionet, që çuan në vdekjen e saj.