U largua nga shtëpia pas zënkës me njerkën, gjendet 24-vjeçarja

447
Një 24-vjeçare nga Fushë Kruja ishte larguar nga shtëpia e saj, pas grindjes që kishte pasur me njerkën. Sipas informacioneve zyrtare, i ati i vajzës, A. D, 55 vjeç kishte bërë kallëzim në polici për zhdukjen e saj. Dy ditë më pas, 24-vjeçarja ëshët paraqitur vetë në komisariatin e Policisë së Laçit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se shkak i largimit kanë qënë pikërisht konfliktet me njerkën. 
Sigal