Nëna e pajisur me urdhër mbrojtje, i biri 20-vjeçar e dhunon psikologjikisht sa thyen dhe orenditë! Përfundon në pranga

38
Sigal

Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi, ka dhunuar psikologjikisht të ëmën dhe ka thyer orenditë shtëpiake. Sipas burimeve të bluve, nëna e të riut banues në Gjonomadh ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

DVP Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe ka thyer disa orendi shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.