Ndihmoi emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 61-vjeçari në Durrës (EMRI)

45
Sigal

Kapet dhe arrestohet shtetasi Bexhed Mema.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen në lagjen nr. 17, Durrës, si dhe vënien në pranga të shtetasit B. M., 61 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 61-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme hetimore.