Po thante kanabisin, për ta bërë gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Fier

38
Sigal

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi kishte vënë për të tharë në banesën e tij, rreth 2 kilogram lëndë narkotike kanabis, të cilën do ta shiste më pas. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh. K. (Sh). (S).,.

Policia sekuestroi lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kishte vënë për të tharë në banesën e tij, rreth 2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, për ta shitur më pas, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi  43 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e 43-vjeçarit, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Policisë gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.