Merr flakë në ecje kamioni në Lushnjë, dyshohet pas një defekti në motor

46
Sigal

Një kamion është përfshirë nga flakët në ecje e sipër ditën e sotme në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, ku ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin L. M.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.