Kavajë/ Aksident i rëndë, humb jetën 47-vjeçarja

292
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme te mbikalimi i Harizaj, në Kavajë. Mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.