Mediat greke shkruajnë se disa shqiptarë kanë ngritur një fermë kanabisi në Ftelia, Mykonos, duke fshehur lëndën narkotike në disa kova. Sidoqoftë, ideja e tyre e rrezikshme për të bërë fermë droge në ishullin e Mykonos, nuk zgjati shumë. Kjo sepse menjëherë ka reaguar Prokuroria në Mykonos, në bashkëpunim me oficerët e policisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, duke vënë në pranga kultivuesit e dyshuar, raportojnë mediat helene.
Ballina Bota dhe Rajoni Shqiptarët kishin kthyer ishullin grek në fermë kanabisi. Ja ku e fshehnin...