Makina përplas për vdekje një person te “Katër rrugët e Shijakut”, shoferi largohet nga vendngjarja

108
Sigal

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shijakut, në vendin e njohur si “Katër rrugët e Shijakut”.

Një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarje, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.