Përplasi për vdekje 32-vjeçarin dhe u largua, arrestohet drejtuesi i automjetit në Shijak

113
Sigal

Arrestohet drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekje mbrëmjen e sotme në Shijak.

Aksidenti i rëndë ndodhi pranë fshatit Rreth në orën 19:15 të kësaj të mërkure.

Një automjet me drejtues N. D., 31 vjeç ka përplasur H.H, 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga policia pas më shumë se një ore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit,  bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.