Maminas, zjarr në një magazinë bimësh medicinale, nuk ka të lënduar

413
Një magazinë bimësh medicinale në Maminas është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse nga Durrësi dhe Tirana dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Sigal