Zbardhet vra.sja e shqiptarit në Greqi, vëllai i tij akuzohet se tentoi të ekze.kutojë Elis Salajn

191
Sigal

Tetë urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Athinës pas vrasjes së shqiptarit Pëllumb Islami në një lokal në Nea Joni.

Për zbardhjen e vrasjes së shqiptarit nga banda e shqiptarëve të rrezikshëm me emrin grupi “ L” ka dëshmuar një sirian.

Ky i fundit, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë ka deklaruar se ka telefonuar shtatë shqiptarët e bandës së rrezikshme për të gjetur se kush i kishte sulmuar me thikë djalin e tij 16-vjeçar për ta grabitur, pak ditë më parë në Kato Patisia.

Por oficerët gjatë gjithë hetimeve paraprake mblodhën informacione që japin një pamje krejt tjetër, dhe tregojnë se pas vrasjes fshihet një hakmarrje e kreut të grupit “L”, i njohur me pseudonimin “Elis”, me vëllain e hidraulikut të vrarë, por edhe një tentativë e dështuar për ta vrarë dhjetorin e kaluar.

Sipas këtyre informacioneve, në dhjetor 2022, jashtë një klubi në rrugën Liosion, i cili është në bashkëpronësi të shqiptarit Elis Salaj, një burrë ka tentuar ta vrasë me automatik, por automatiku është bllokuar dhe autori u detyrua të hiqte dorë nga tentativa dhe të zhdukej.

Pas kësaj shqiptari Elis Salaj, kreu i bandës, e konsideroi autorin e tentativës ndaj tij, vëllain e 39-vjeçarit hidraulik shqiptar që humbi jetën në lokal. Vëllai i viktimës ka debatuar me grupin e shqiptarëve në lokal dhe në këtë moment Salaj ka hapur zjarr duke i marrë jetën 39-vjeçarit.

Në dosjen e Prokurorisë Elis Salaj akuzohet si personi që qëlloi dhe vrau 39-vjeçarin, por ai është zhdukur si gjithë anëtarët e tjerë tê bandës.