Mafja shpartallon Vlorën, shefat shijojnë peshk, qytetarët plumba

239
Sigal

Qyteti i Vlorës po i ngjanë përditë e më shumë Siccelisë. Vrasjet, tritoli dhe droga kanë bërë që pushuesit e huaj dhe vendas të anullojnë pronontimet për pushimet e verës. Drejtuesit lokalë, policia kriminale dhe ajo rrugore  majmen në lokale peshku dhe nuk kanë kapur qoftë edhe 1 mjet apo atentator. Ndërkohë në Tiranë publikohen pamjet filmike  të vrasjes së Klodian Rashës, provat e së cilës  u manipuluan nga prokuroria

Të paktën 6 të vrarë dhe një numër i njëjtë të plagosurish, besohet se lidhen me përplasjen e krijuar pas krimit të vitit 2015.

Vrasja e dytë brenda dy javëve në Vlorë, duket një skenë e përsëritur. Atentatorët kanë zënë pritë, kanë qëlluar shënjestrën dhe më pas kanë djegur makinën dhe në këtë rast edhe armën e krimit.

Si është e mundur që policia nuk ka kapur qoftë edhe një makinë me të cilën është kryer krimi?

Teksa drejtuesve që lartë në Vlorë ‘nuk u hyn as gjembi në këmbë’ dhe ende qëndrojnë në detyrë, teksa Vlora është kthyer në Palermo.

Viktima, 42- vjeçari Altin (Shkëlzen )Velaj i vrarë të mërkurën, është vëllai i Ardi Velaj, i vrarë në atë që njihet si masakrën e Çoles, ndodhur në 7 Prill të 2015-ës, në të cilën u vranë po ashtu edhe Albi Limaj e Haki Rakipi.

Por ndërsa për vrasjen e 6 vjetëve më parë u gjetën autorët dhe u dënuan, një sërë krimesh të ndodhur pas saj, por që dyshohet se janë të lidhura me të, mbeten pa ndëshkim.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, tha se ka dyshime që, ngjarjet janë pasojë e konflikteve dhe ngjarjeve të mëparshme, por deri më tani sipas tij, nuk ka prova shkencore që mund të faktonin informacionin e siguruar në rrugë operative.

Pas vrasjes së fundit, Zarka kërkoi më shumë prani policore në Vlorë, ndërsa pritet të fillojë edhe sezoni turistik. “Për përmirësimin e situatës mund të ndihmonte shtimi i efektivëve të policisë në terren, angazhimi i FNSH-së etj. Pasi sezoni turistik ka nevojë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, – tha Zarka.

Prokurori tha edhe se policia duhej të ndryshonte mënyrën se si hetonte ngjarjet dhe të provonte lidhjet mes tyre. “Po punohet, por hetimi policor mbetet në kuadrin standard. Sekuestrimi i kamerave të sigurisë, zbardhja e tabulateve dhe provat procedurale në vendngjarje nuk kanë arritur të japin rezultat”, tha Zarka.

Ai tha se policia kishte informacion për grupet kriminale dhe aktivitetin e tyre, por puna për të parandaluar krimet, nuk ishte e duhura. “Pasojat dëshmojnë se, puna ka lënë për të dëshiruar, kryesisht parandalimi,  pasi informacioni për grupet kriminale dhe aktivitetin e tyre nuk mungon”, tha Zarka.

Drejtues të policisë nuk komentuan mbi ngjarjet e fundit. Zyrtarisht policia tha se po hetonte dhe se disa persona ishin shoqëruar tashmë në lidhje me vrasjen.

Të paktën 6 të vrarë dhe një numër i njëjtë të plagosurish, besohet se lidhen me përplasjen e krijuar pas krimit të vitit 2015.

Vrasja e Velajt, që është e më e fundit e serisë, ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës. Viktima Shkëlzen Velaj është qëlluar në momentin që tentoi të hynte në shtëpi. Policia tha se ai ishte qëlluar rreth 15 herë.

20 minuta më vonë, një automjet tip ‘BMW’ është gjetur duke u djegur në Risili të Vlorës, ndërsa në brendësi të tij, policia ka gjetur një kallashnikov që dyshohet si arma e krimit. Automjeti sipas burimeve paraprake, ka qenë pa targa.

Pas ngjarjes në Vlorë, janë vendosur trupa të RENEA-s, ndërsa mësohet se janë bërë një sërë kontrollesh në disa banesa në Selenicë.

Prokuroria manipulon provat për vrasjen e Klodian Rashës

Ja pamjet tronditëse pas 6 muajsh, që nxjerrin zbuluar se si u tentua të manipulohej vrasja e qytetarit  të pa armatosur

Pamjet e momentit kur u vra Klodian Rasha nxorën në pah të vërtetën e një ngjarjeje që për një fragment kohe u tentua të manipulohej. Thuajse gjashtë muaj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, kur prokuroria nxorri pretencën për policin e akuzuar, Nevaldo Hajdaraj, duke kërkuar 20 vite burgim për të, dolën edhe pamjet e plota filmike të ngjarjes që shokoi vendin.

Pikërisht ekzistenca e këtyre videove ku ngjarja duket e plotë, do ketë bërë që versioni mbi ngjarjen të ndryshojë hap pas hapi, ndryshe nga alibia që ngriti fillimisht policia.

Në natën e 8 dhjetorit 2020, Klodian Rasha u qëllua për vdekje. Por, në fillim, nga kupola drejtuese e uniformave blu, u përhap lajmi se ai ishte i armatosur. Në njoftimin e parë, policia tha se Klodian Rasha “është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje, armë zjarri”. Kjo bëri që mediat e zellshme që nuk e vënë asnjëherë në dyshim të vërtetën e regjimit, të shpallnin me tituj të mëdhenj se viktima i kishte drejtuar armën policit

Edhe më pas, kur u kuptua se Klodiani nuk ishte i amatosur, polici që e qëlloi për vdekje u akuzua për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, që nuk parashikonte një dënim më të madh se sa 7 vjet (pra realisht 2-3 vite burg).

Këto manovra përkuan edhe me kohën kur kryeministri Rama u fsheh për 3 ditë, pa folur asnjë fjalë për ngjarjen që precipitoi në protesta të mëdha.

Vetëm kur u pa se i gjithë aksioni ishte i filmuar, i vënë nën presionin e protestave, shteti pranoi ta pranojë krimin të plotë, duke e shndërruar edhe akuzën në vrasje me dashje, pikërisht sikurse duket video.

Aty shihet sesi kur dy oficerët e policisë i kërkuan Klodianit të ndalojë, pasi kishte shkelur orarin policor të vendosur për pandeminë.

Klodiani është në trotuar. Siç duket nga pamjet filmike të siguruara nga Top Channel, polici tenton ta kapë, por Klodiani vrapon.

Polici rrëzohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin, në duart e të cilit duket qartë se, nuk ka asnjë armë. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe disa hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani humb jetën.