Elbasan/ U aksidentua në mesditë, humb jetën në spital 42-vjeçari

488
Sigal

Humb jetën 42-vjeçari që u aksidentua mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Edhe pse u dërgua në spital, Altin Bahja nuk mundi ti mbijetonte plagëve.

Kujtojmë se personi që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë.

Sipas policisë mjeti që përplasi viktimën nuk është identifikuar ende pasi pas aksidentit është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e shoferit të makinës.