Goditi me sende të forta efektivin e policisë, vetëdorëzohet në polici autori

14
Sigal

Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës pas disa orësh kërkim autori i plagosjes me sende të forta të efektivit të policisë, Admir Okaj.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”, sqaron policia.