Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin

15
Sigal

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Elbasan. Një makinë ka përplasur një 80-vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë i moshuari ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi I mjetit, 46 vjeç, është shoqëruar në komisariat.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.