Del FOTO/ Ky është polici që u dhunua sot në Shkodër

17
Sigal

Personi që shihni në foton e mësipërme është Admir Okaj, efektivi që u dhunua pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Okajt në Zdrale të Shkodrës, ku për motive të dobëta është qëlluar me sende të forta në kokë nga 47-vjeçari Ormir Gucia, tashmë i shpallur në kërkim. Burime paraprake bëjnë me dije se sherri nuk ka nisur për motive pune pasi Okaj ishte jashtë orarit të shërbimit.

Ndërkohë policia njoftoi më herët se ka patur edhe të shtëna armësh, që sipas të njëjtave burime kanë qenë të pavullnetshme dhe nuk ka shkaktuar dëmtime.

“Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime”,- thuhej në njoftimin e Policisë.

Efektivi i dhunuar është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit, dhe kapjen e autorit.