Suplementi Pena Shqiptare/ Vjen Zija Cela me “Thika pa Gjak”

382
Sigal

Mehmet KRAJA:  Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësim jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve, që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin.

“Thika pa gjak” është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar.

 

Lazër STANI: Ka shumë mënyra për të lexuar nje libër. Vëllimin e Zija Çelës e kam lexuar si shkrimtar dhe më ka befasuar bukuria e rrëfimit, larmia e subjekteve, natyrshmëria, ritmi, muzikaliteti dhe ngjyrimet e fjalës, trilli dhe lakonizmi, veçori të pranishme në secilin prej tregimeve. Një koleksion rrëfimesh sa shqiptare po aq universale, ngjizur me fantazi të pashtërshme kreative dhe të harmonizuara në një libër të strukturuar gjithë origjinalitet.

“Thika pa gjak” dëshmon sërish nivelin e lartë të këtij mjeshtri të denjë të prozës së shkurtë, që edhe në letërsinë botërore nuk janë shumë.