Lushnje-Rrogozhinë, kamioni përplas për vdekje kalimtarin

457
Sigal

Një aksident rrugor më pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e kësaj të marte në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ka qenë një kamion tip “Benz”, me targë “AA 476 PH” që ka goditur për vdekje në ecje e sipër kalimtarin. Ky i fundit, saktësojnë burimet, po përpiqej të kalonte trafikndarësen në momentin që është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë, i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.Sh. Njësitë e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë koordinuar punën për të shmangur bllokimin e qarkullimit, shtojnë më tej burimet.