Laborator droge në Itali, në pranga dy persona, mes tyre edhe një shqiptar

568
Sigal

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pas zbulimit të një laboratori droge në Torino të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane  në pranga ka rënë shqiptari me iniciale B.E 38 vjeç dhe shtetasi italian D.I 45 vjeç.

Laboratori është zbuluar gjatë kontrollit anti drogë në zonën e Mesinas, brenda të cilit bëhej prodhimi dhe paketimi i marijuanës. Dhoma e përgatitur për prodhimin e bimëve narkotike, ishte e pajisur me ventilatorë, termostat, panelë diellorë dhe 153 bimë të mbjellura në vazo. Brenda laboratorit kishte edhe pajisje për paketimin e drogës, peshore, materiale ndërtimi.